Mehemti: Një nga shkaktarët e rritjes së aksidenteve është edhe periudha pas mbylljes për shkak të pandemisë

11:57 | 8 Qershor 2021

Policia e Kosovës vlerëson se njëri nga shkaqet e rritjes së numrit të aksidenteve në komunikacion është heqja e kufizimit të lëvizjes së lirë, pas lirimit të masave anti-Covid.

Kështu ka thënë drejtori i këtij institucioni Samedin Mehmeti, gjatë një konference për medie ku ka shpalosur planin e policisë për siguri në komunikacion.

Ai ka thënë se situata aktuale ku është rritur numri i aksidenteve, sidomos atyre me fatalitet është jo e mirë, ku edhe ka ngushëlluar familjet që humbët të afërmit  e tyre në këto aksidente.

“Shkaktar e rritjes së aksidenteve të trafikut sipas analizës së Policisë, është periudha pas mbylljes që ishte shkaku i pandemisë”, ka thënë ai, ku edhe ka përmendur masat që kanë ndërmarrë për siguri në komunikacion.

“Aktualisht Policia është më dy operacione njëra është përmes mjeteve të biçikletave ose skuterëve si dhe operacioni tjetër është siguria në rrugë ku janë të kyçura të gjitha rajonet e trafikut por është përfshirë edhe njësia speciale. Po ashtu kemi kyçur edhe automjete civile ose polic civil, gjatë kësaj jave kemi filluar të bëjmë kontroll përmes dronëve”, ka thënë Mehmeti”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara