Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka mbajtur takim përshëndetës me pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Mehaj tha se këta janë djemtë më të zot dhe më të mirë që ka Kosova, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, me eksperiencën e tyre janë shembull si dhe mund të japin leksione shteteve partnere për çështjet e sigurisë.
“Takim përshëndetës me djemtë më të zot dhe më të mirë që ka Republika. Secili më profesional, më i përgatitur e më i guximshëm se tjetri. Me eksperiencën e tyre të jashtëzakonshme janë shembull dhe mund të jepin leksione edhe shteteve partnere rreth çështjeve të sigurisë.”, ka shkruar Mehaj.
Tutje, ish-ministri Mehaj shkroi “Përderisa i kemi këta, atdheu është i sigurt.”/Arbresh.info
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë
Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dh...
Hoti flet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Nuk ishte në për...
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zg...
18 vjet nga ngritja e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë