Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka treguar interesimin e tij për të blerë Manchester Unitedin nga Glazer.
Pacolli, një miliarder dhe një biznesmen i suksesshëm, është aksionari kryesor i kompanisë zvicerane të ndërtimit dhe inxhinierisë civile, “Mabetex Group”
Pacolli, që njihet edhe si një tifoz i futbollit, së fundmi ndoqi një ndeshje të Arsenalit në “Emirates Stadium”, kur “Topçinjtë” mposhtën Leicester Cityn në gusht.
“Football Transfers” ka shkruar se Pacolli është pyetur nga gazetarët këtë të mërkurë nëse ai ishte i interesuar të blinte Manchester United, derisa Pacolli u përgjigj “në rregull”.
Familja Glazer e ka nxjerrë zyrtarisht në shitje Manchester Unitedin pas gati 18 vitesh pronësi.
Sipas “The Telegraph”, Glazers po kërkojnë një çmim se më të madh se 5.8 miliardë eurosh.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...