Mediumi zviceran “Blick” ka raportuar për vrasjen e kosovarit, Anton Prela.
Prela, dyshohet se u qëllua për vdekje me disa plumba mbrëmë në një kafiteri në Klinë nga Tush Frroku, raporton Arbresh.info.
Mediumi zviceran e nis shkrimin kështu” Një pronar garazhi nga kantoni i Lucernit është vrarë me armë zjarri në gjakftohtësi në një lokal në Kosovë. Autori mësohet se po ashtu jeton në Zvicër dhe vjen nga ambienti familjar”.
Në orën 16:40. të hënën, i dyshuari (48) hyn në Coyote Lounge Bar në Klinë, një qytet i vogël në veri-perëndim të Kosovës. Burri është i armatosur me pistoletë. Dhe ai ka vetëm një synim: 47-vjeçarin viktimën, pronar garazhi nga kantoni i Lucernit. Mësohet se ai është me pushime, shkruan Blick.
Ai qëllon shtatë herë në viktimën e tij. Viktima është plagosur aq rëndë saqë vdes në vendin e krimit. Videot e vëzhgimit tregojnë mysafirët e tmerruar duke u hedhur dhe duke ikur. Edhe autori del nga lokali me armën në dorë, përcjell albinfo.
Jashtë, ai ndalon një makinë, kërcënon shoferin dhe largohet. Policia po e kërkon vrasësin me një kontigjent të madh – më vonë gjen makinën, por asnjë gjurmë të të dyshuarit, sipas mediave kosovare, edhe ai thuhet se jeton në Zvicër, shkruan Blick.
Mediat lokale raportojnë se viktimat dhe autori janë të afërt./Arbresh.info/
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...