Gazeta e Beogradit “Blic” në një artikull ka akuzuar Zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi se po e krijon në mënyrë të fshehtë Ushtrinë e Kosovës pa mbështetjen e Lista Srpska.
Gazeta e Beogradit “Blic” në një artikull ka akuzuar Zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi se po e krijon në mënyrë të fshehtë Ushtrinë e Kosovës pa mbështetjen e Lista Srpska, por vetëm duke e ndryshuar ligjin.
Mediat serbe në këtë shkrim Thaçin e cilësojnë si gjakatar ose xhelat.
Sipas, “Blic” Forcat e Armatosura të Kosovës do të dalin nga FSK-ja e cila kompetente vetëm për mbrojtje civile.
Kjo gazetë shkruan se Thaçi këtë është duke e bërë në bashkëpunim me Mustafën duke transformuar FSK-ë për çka nevojitet vetëm shumica e thjeshtë.
Ndërkohë në këtë artikull përmendet edhe Komandatni i FSK-së Rrahman Rama, i cili portretohet si i pashkolluar.
“Komandanti i FSK’së është Rrahman Rama, gjeneral pa shkollim formal ushtarak dhe dikur pjesëtar i UÇK-së. Në biografinë e tij zyrtare shkruan se Rama (45), vitin e kaluar i ka përfunduar studimet e menaxhmentit ndërkombëtar, ndërkohë që ka mbajtur edhe kurse të oficereve në kuadër të NATO-s. Rama thotë se e flet rrjedhshëm gjihën angleze dhe serbe”, shkruan “Blic’.
Po ashtu kjo gazetë shkruan se FSK financohet nga buxheti i Kosovës, por edhe nga donatrët si: KFOR-i Amerikan dhe NATO. /telegrafi
Pas fitores me Evertonin, Tottenham i shpëton rënies nga Pre...
Lufta drejt fundit, Irani pranon të hapë Ngushticën e Hormuz...
Nuk pritet të nënshkruhet asnjë marrëveshje midis Iranit dhe...
Sunderlandi i Xhakës siguron Evropa Ligën, në sezonin e parë...
Prishtina e Re e quan “skeç humoristik” ndeshjen...
Kongresmenët amerikanë vizitojnë Luginën e Preshevës, Bajrak...