Mediat ndërkombëtare raportojnë për rezolutën e miratuar kundër referendumit serb

23:48 | 15 Janar 2022

Referendumi serb ditëve të fundit ka qenë një ndër tema kryesore të diskutimit në vend.

Pas seancës që u mbajt sot, ku u miratua rezoluta kundër mbajtjes së këtij referendumi në Kosovë, kanë raportuar edhe mediat ndërkombëtare.

“Ligjvënësit në Kosovë mbajtën një seancë të jashtëzakonshme të shtunën për të miratuar një rezolutë duke thënë se hapja e qendrave të votimit për minoritetin etnik serb të Kosovës për të votuar në një referendum serb do të shkelte kushtetutën, ligjet dhe praktikën ndërkombëtare të vendit”, shkruan Washington Post.

Derisa Associated Press ka shkruar se “Rezoluta thoshte se Serbia po përpiqet të shfrytëzojë serbët etnikë që jetojnë në Kosovë “për t’i shërbyer politikës së saj armiqësore kundër Republikës së Kosovës””.

Për miratimin e rezolutës, pro kanë votuar 76 deputetë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara