Zyrtarët në Kosovë po vazhdojnë të keqpërdorin veturat e shtetit për qejfet e tyre personale.
Lexues të portalit arbresh.info kanë dërguar disa fotografi, ku shihen dy vetura zyrtare me targa 3Z-144 -17 dhe 3Z-131-17 po ashtu edhe 3Z 145 17, në Durrës në ditën e shtunë të parkuara në afërsi të një hoteli.
Sipas, Udhëzimit Administrativ për Regjistrimin e Automjeteve, “3Z” është shenjë identifikuese zyrtare për veturat që voziten nga Qeveria e Kosovës.
Ndryshe, më 13 shkurt arbresh.info ka raportuar për veturën e njëjtë me targa 3Z-145-17, ku është parë duke u kthyer nga Shqipëria, ditën e diel.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që veturat zyrtare ia mësyjnë drejt Shqipërisë, një gjë e tillë ka ndodhur edhe më herët nga Qeveritë e kaluara./arbresh.info/



LEXO EDHE:
Vetura zyrtare me targa 3Z 145 17 shihet duke u kthyer nga Shqipëria në ditë vikendi
Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja
Vuçiq e quan takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe “...
Rama në Izrael, takim kokë më kokë me Netanyahun – zbardhet ...
Protesta e opozitës në Tiranë, nën hetim katër figura kyçe n...
Thirrje në Gjermani për tërheqjen e arit nga SHBA-ja
REL: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan