Që nga fillimi i pandemisë dhe deri më sot, më shumë femra se meshkuj rezultojnë të jenë infektuar me koronavirus.
Kështu thotë për arbresh.info zëdhënësi në Ministrinë e Shëndetësisë Faik Hoti.
Ai thotë se, sipas raportit gjinor nga COVID-19, femra janë 54, 051 mijë dhe meshkuj 52,391 mijë.
“Deri më 8 maj 2021 raporti gjinor i të infektuarve nga COVID-19 ka qenë, femra 54, 051 mijë dhe meshkuj 52,391 mijë, ku gjithsej të infektuar deri më 8 maj janë 106.442 mijë”, thotë ai.
Infektologu Ilir Tolaj në Klinikën Infektive, thotë se, nga efektet çdo gjë është individuale, dhe simptomat janë te ngjashme tek të dy gjinitë.
“Këto të dhëna nuk janë publikuar asnjëherë dhe duhet të publikohen nga institucionet relevante siç është Instituti i Shëndetit Publik dhe Qendra Klinika Universitare, dhe Shërbimi Spitalor Universitar”, thotë Tolaj.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është afër 100 mijë raste./arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës