Të mërkurën rreth orës 20 e 20 minuta, në rrugën “Vëllezërit Dehiri”, në Prizren, një i dyshuar aksidentalisht e ka shkrepur një plumb nga pistoleta me ç’rast e ka plagosur vetën në gishtin e dorës së majtë e më pas edhe shokun e tij në dorën e djathtë.
Për trajtimin e lëndimeve është përkujdesur Emergjenca e Spitalit Rajonal në Prizren.
Policia ka kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe e ka sekuestruar një pistoletë të llojit ”Waltro” e kalibrit 9mm.
Lidhur me rastin është kryer edhe një bastisje e një shtëpie por nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren edhe një herë bënë thirrje që të mos përdorën armët e zjarrit sepse ato vrasin.
Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...
CNN: Irani e ka filluar vendosjen e minave ujore në Ngushtic...
Atletico e Bayern me epërsi bindëse pas pjesëve të para, në ...
“Është e dashuruar në burrë të martuar”, banorët...
Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘N...