Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka thënë se sikur partia e tij ta nominonte më herë në këtë garë, nuk do ta kishte pasur problem që të triumfonte që në raundin e parë.
Por meqë nominimi është bërë vonë, ai ka thënë se në kryeqytet do të ketë balotazh.
“Qysh i kam parë zgjedhjet e fundit nacionale do të ketë balotazh”, ka thënë Abrashi.
Në pyetjen, “Mes juve edhe Shpend Ahmetit? Abrashi është përgjigjur “Besoj që po”.
Ai më tej ka thënë se nuk e ka problem që të bashkëpunojë edhe me partitë tjera, por që fillimisht ka thënë se ka prioritet që t’i fitojë zgjedhjet, njofton Klan Kosova.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...