Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, ka marrë pjesë në Konferencën e 32-të të Ushtrisë së SHBA-së për Evropë dhe Afrikë (Conference of European Armies)
Ai ka udhëtuar për Wiesbaden të Gjermanisë me ftesë të Shefit të Shtabit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjeneral Randy Alan George për të marrë pjesë në Konferencën e Ushtrive Evropiane (CEA).
Në konferencën CEA morën pjesë shefat e mbrojtjes nga më shumë se 40 vende.
Në kuadër të konferencës, tema kryesore ishte “Ndërtimi i Gatishmërisë për Parandalimin Global”, ku është theksuar rëndësia e të menduarit strategjik dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për të tejkaluar sfidat globale të sigurisë.
Gjatë konferencës poashtu janë zhvilluar diskutime të rëndësishme për gatishmëri dhe përmirësim kolektiv, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe gjithashtu shfrytëzimin e të dhënave të drejtpërdrejta për analizimin e strategjive ushtarake, thuhet në një njoftim të FSK-së.
Fisnik Asllani flet për golin e bukur, humbjen ndaj Mainz 05...
LVV: Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dh...
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë
Një i dyshuar në kërkim, pas të shtënave me armë pranë Shtëp...
Çfarë dihet rreth operacionit për shpëtimin e pilotit amerik...
Zjarr në një apartament në Tiranë