Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. E para që foli para mediave ishte Shqipe Pantina nga PSD-ë.
Pantina tregoj se është vendosur qe seancat e jashtëzakonshme të mbahen më 5 dhe 6 mars.
“Sapo përfundoj mbledhja e kryesisë dhe u shqyrtuan dy kërkesa të LDK-së dhe VV për dy seanca të jashtëzakonshme të cilat do të mbahen më 5 dhe 6 mars. Temat për të cilat janë thirrur seancat do të mund të trajtoheshin ne seanca të rregullta. E para ka të bej për shpenzimet e Qeveris për përvjetorin e pavarësisë dhe kjo është e drejt. Ata kanë kërkuar që të hartohet një rezolutë dhe kjo mendoj se se arsyeton thirrjen e seancës së jashtëzakonshme pasi që Qeveria duhet të jap përgjegjësi dhe dikush duhet të shkoj në shpi dhe ne do të mbështesnim rrëzimin e qeverisë për shpenzimet por jo vetëm seancë e jashtëzakonshme për një hartim të rezolutës. Ndërsa seanca e dytë është për Presidentin dhe mos funksionimin e KQZ-se”, tha ajo.
Pantina njoftoi se kanë kërkuar që seancat e rregullta të thirren për të enjten./Arbresh.info
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...
Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...
Conte tregon nëse do t’i bashkohet kombëtares së Itali...