Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se më 25 nëntor do të merret vendimi që të prekurve me COVID-19 t’u ndahen nga 50 euro.
“Sot, në takim me partitë politike në Kuvendin Komunal të Prishtinës u dakorduam se vendimi për ndihmën prej 50 euro për të infektuarit me virus do të merret në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, të mërkurën me 25 nëntor, 2020”, ka shkruar Ahmeti.
Ai ka shtuar se deri të martën do të diskutohet edhe më tutje për ta definuar modalitetin dhe kriteret.
“Një ndryshim që u diskutua sot është që vlera e ndihmës për pensionistë të infektuar me covid do të jetë 100 euro. Të gjitha këto në emër të shpenzimeve shëndetësore për shërbimet dhe medikamentet që nuk mund t’i marrin në sistemin publik shëndetësor”, ka thënë Ahmeti. “Edhe njëherë sikurse edhe shumë herë më parë falënderoj Kuvendin dhe të gjitha partitë për unitet dhe konstruktivitet kur reagohet për krizën dhe ndihmën për qytetarët. Nder e krenari”.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...