Më 14 shtator mërgata shqiptare e mbështetur nga kategoritë e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do ta vazhdojnë protestën kundër Speciales në Hagë të Holandës.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-ushtari i UÇK-së, Uk Lushi, i cili tha se më 14 shtator 2025, Haga do të dëgjojë buçimën e zërit të popullit të Kosovës nga çdo cep i botës.
Lushi përmes një postimi të gjatë në rrjetin social, Facebook, theksoi se gjykatës do t’i thuhet se në emër të popullit të Kosovës nuk do të lejohet asgjë tjetër përpos drejtësisë dhe lirisë.
“Prandaj, populli i Kosovës, veteranët e UÇK-së dhe çdo njeri që e di drejtësinë e luftës, fatkeqësisht edhe ngase Kuvendi dhe institucionet e Kosovës nuk kanë kryer obligimet ta mbikëqyrin abuzimin legal të Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale, kemi vendosur të vazhdojmë angazhimin qytetar duke protestuar dhe kërkuar nga Specialja lirimin sa më të shpejtë të formuesve të shtetit të Kosovës”, shkruhet ndër tjerash në reagimin e tij.

Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...