Njoftohen qytetarët e Komunës së Podujevës se, duke filluar nga data 03.07. 2017 deri më 31.08.2017. do të mbahet mbyllur për qarkullim të automjeteve një segment i Rrugës “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Kjo mbyllje do jetë prej orës 18:00 deri në orën 24:00.
Mbyllja e rrugës kryesore në Podujevë për qarkullim të automjeteve dhe mjeteve të tjera motorike bëhet me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për qytetarët e shumtë të cilët dalin në shëtitje në orët e mbrëmjes, sidomos gjatë periudhës verore (korrik-gusht), kur kthehen në vendlindje shumë qytetarë, që punojnë dhe jetojnë jashtë Kosovës.
Duke marrë parasysh se ka edhe shumë kërkesa nga banorët për shtim të rrugëve të lira dhe shëtitje të qetë në orët e mbrëmjes, Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim mori vendim për mbylljen e përkohshme të rrugës “Zahir Pajaziti” (segmenti i rrugës nga udhëkryqi i rrugës “Zahir Pajaziti” – rruga “Ilir Konushevci” deri në udhëkryqin e rrugës “Zahir Pajaziti” – rruga “20 Qershori”.
Podujevë, 29.06.2017 Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...