Ende po vazhdojnë punët nëpër disa rrugë të kryeqytetit për çka po krijohen edhe tollovi në trafik.
E shkak i punimeve prej sot ora 07:30 e deri të shtunën në ora 18:00 do të mbyllen për qarkullim tri rrugë në Prishtinë.
Rruga “Gazmend Zajmi”, “Ali Pashë Tepelena” dhe “Karl Gega”, janë tri këto rrugë në kryeqytet që do të jenë të bllokuara.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se tashmë po bëhen punimet në shtresën finale të asfaltimit,“Për shkak të punimeve të shtresës finale të asfaltit, rrugët “Gazmend Zajmi”, “Ali Pashe Tepelena” dhe “Karl Gega” do të mbyllen për qarkullim, prej ditës se premte, 23 tetor nga ora 07:30 deri të shtunën, 24 tetor në orën 18:00.
Ju lusim që qarkullimin e juaj të e planifikoni bazuar në këtë njoftim dhe që gjate kësaj kohe të i shfrytëzoni rrugët alternative.
Ju faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftimin e komunës./Arbresh.info

Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...
Aksident i rëndë në Tropojë, vdes një person
Man United i pandalshëm në epokën e Carrick, fiton edhe ndaj...
Policia e Kosovës: Janar–dhjetor 2025, 99 aksidente fatale m...
Kështu mund ta mbani të hidratuar trupin tuaj gjatë agjërimi...
BE kritikon Hungarinë pas vetos ndaj kredisë 90 miliardë eur...