Administrata Tatimore e Kosovës-përkatësisht Divizioni i Lojërave të Fatit, gjatë javës së kaluar ka zhvilluar 30 aktivitete të cilat kanë rezultuar me mbylljen e 11 lokaleve të lojërave të fatit, të cilat aktivitetin e tyre e zhvilluan duke mos iu përmbajtur kritereve të Ligjit për Lojërat e Fatit.
Nga parregullsitë e konstatuara janë lëshuar 13 gjoba, në vlerë prej 54 mijë euro, ku ndër të tjerash është bërë edhe konfiskimi i dy pajisjeve të kësaj veprimtare.
E gjitha kjo sipas ATK-së është mundësuar nga vizitat e rregullta në teren, si dhe nga informacionet e pranuara nga qytetarët.
Tutje ATK ka bërë thirrje në drejtim të qytetarëve që të raportohen rastet ku dyshohet se ushtrohet veprimtaria e lojërave të fatit, jashtë ligjshëm.
Netanyahu ndan detajet e telefonatës me Trump
Sveçla dhe Hyseni ecin drejt Kalasë së Pogragjës bashkë me k...
“Llugë” në Superligë, mbyllet xhiroja e parafundit – pozita ...
Osmani dhe Abdixhiku falënderojnë bashkatdhetarët në Cyrih t...
Shembet një ndërtesë në Filipine, një i vdekur dhe 21 person...
Lajm i ëmbël nga Sara Gjordeni dhe Bardhi, çifti do të bëhet...