Mëngjesi i sotëm, zyrtarët e LDK-së i ka mbledhur selinë e tyre në Prishtinë. Një nga një, ata janë duke hyrë në zyrat e tyre.
Ky takim i anëtarëve të LDK-se ka ardhur pas takimit të djeshëm të Presidentit të vendit, Hashim Thaçi me liderët e të gjitha partive në vend.
Dje pas takimit, i pari i LDK-së ka bërë të ditur se sot do të takohet më Kryesin e partisë së tij për të vendosur rreth emrit të mandatarit, të cili do të ia dërgojnë presidentit Thaçi.
Ky vendim ka ardhur pasi që kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti si partia e parë në zgjedhjet e 6 tetorit nuk ka pranuar të jap emrin e mandatarit.
Pas këtij takimi i pari i LDK-së do të publikoj para mediave emrin e mandatarit për kryeministër në një qeveri që përveç LDK-së pritet të jetë edhe partia e Haradinajt e Limajt./arbresh.info/
Zgjedhjet në datën e preferuar të VV, Osmani partive opozita...
Arian Tahiri, befasia e zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Tragjedia në Crans -Montana, identifikimi i të vdekurve apo ...
Hapet pika kufitare e Qafë-Thanës, ishte e bllokuar që prej ...
Të paktën 24 të vrarë pas sulmit ukrainas në rajonin e pusht...
Fier: 25 të rinj përfunduan në spital të dehur gjatë ndërrim...