Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes sot e ka shqyrtuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2024.
Edhe pozita, por edhe opozita u pajtuan që të ketë edhe një takim tjetër për kërkesa të reja lidhur me buxhetin për ushtri.
“Duke e pasur parasysh çështjen e buxhetit, është mirë me e mbajtë edhe një takim tjetër”, ka thënë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli.
Ndërsa kryetari i këtij Komisioni, Bekë Berisha, ka shprehur dyshimet që amendamenti i Projektligjit për Buxhetin për ushtrinë po mbahet fshehtë.
“Ka fjalë se po mbahen fshehtë takime si nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, por edhe të VV-së dhe nuk po duan ta diskutojnë me neve si Komision”, ka thënë Berisha./eo
Diell, vranësira dhe reshje lokale, moti për të premten
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...