Mbi 1 mijë gjoba janë shqiptuar brenda një jave nga Policia Rajonale e Ferizajt për kundërvajtësit në komunikacion.
Ndërsa, janë hequr nëntë patentë shoferë për shoferët që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, përcjell Arbresh.info.
“Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 24-30/07/2023 ka shqiptuar 1332 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 9 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, gjatë kësaj periudhe një javore janë raportuar 81 aksidente, prej tyre: 30 aksidente me lëndime, 32 persona të lënduar dhe 51 aksidente me dëme materiale.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e energjis...
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejë...
Abdixhiku për Katanën: Figurë që bashkoi shpirtin e artistit...
Goli i 20-të për Igor Thiagon, hyn në histori të Premierligë...
Inteligjenca amerikane: Kina po përgatit armatim për Iranin
Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime p...