Më shumë se shtatë milionë njerëz në gjithë botën vdesin çdo vit nga sëmundjet që shkaktohen nga pirja e duhanit.
Ky paralajmërim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, siç duket nuk po u bënë përshtypje kosovarëve.
Për një vit në Kosovë janë shpenzuar 57 milionë euro për blerjen e duhanit.
Nga Janari deri në fund të muajit nëntor në pikat doganore kanë hyrë 2 mijë e 700 tonelata ton sasi të duhanit.
Kjo sasi ka vlerën e 57 milionë euro. Po ashtu taksa që është paguar në bazë të kësaj sasie është 151 milionë euro.
Zëdhënësi i zyrës për media në Doganë, Adriatik Stavileci, për Indeksonline ka treguar se nga vjen duhani. “Kryesisht nga Evropa dhe një pjesë nga Maqedonia dhe Turqia” ka thënë ai.
Sipas kësaj tabele, shihet që deri në muajin nëntor sasia e duhanit që ka hyrë në Kosovë është 2,670,797,70 ton, ndërsa vlera 57,375,024.72 euro.
Për një vit taksa që është mbledhur kap shfren 151.795.785.94.
Ndryshe, në Kosovë Ligji për kontrollin e duhanit ka hyrë në fuqi në vitin 2013, por që zbatimi i tij, ende vlerësohet se nuk është në nivelin e kënaqshëm./indeksonline

Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit