Policia Rajonale e Ferizajt në kuadër të aktiviteteve për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, gjatë javës që kalon (31 mars – 06 mars 2025), kanë shqiptuar 1,109 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar tre patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 36 aksidente, nga të cilat 15 aksidente janë me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 28 persona ndërsa 21 aksidente me dëme materiale, përcjell Arbresh.info.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Shoferi i dehur përplas me veturë dyvjeçarin në Ksamil, dërg...
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë
Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dh...
Hoti flet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Nuk ishte në për...
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zg...