Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e avokatit të një të mituri nga Ferizaj, kundër caktimit të masës së paraburgimit prej 30 ditësh.
Sipas njoftimit, Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, i datës 01.06.2019, sipas të cilit kjo masë do të zgjas deri më 30 qershor, mbetet në fuqi.
“I mituri po dyshohet për veprën penale” Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pasi më 31 maj të këtij viti, e kishte sulmuar fizikisht, një qytetare, duke i shkaktuar lëndime trupore. Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata s shkallës së parë, ka vepruar drejtë kur e ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, pasi që ekzistojnë arsye ligjore nga neni 187 i Kodit të Procedurës Penale.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Gjykatës së Apelit./Arbresh.info.
Aksion në Prizren kundër shmangies së tatimit, gjenden mbi 3...
Von der Leyen: Evropa do t’i përgjigjet incidenteve të përsë...
Tri vajza të zhdukura brenda 24 orëve të Kosovë
Bastisje në Prishtinë dhe Mitrovicë për falsifikim të dokume...
Bllokimi i ishullit urban, Rama: Prishtina nuk ka me mbet pe...
Vazhdon shtrenjtimi i naftës, publikohen çmimet e derivateve...