Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), njofton se është mbajtur takimin e 257-të me radhë.
Në këtë takim të udhëhequr nga kryesuesi Ardian Hajdaraj, janë marrë disa vendime, përcjell Arbresh.info.
Vendimet që u morën:
Miratoi Raportin për periudhën gjashtëmujore (janar–qershor 2024) të Mekanizmit Përcjellës Ndërinstitucional për Veprat Penale Karakteristike;
Miratoi Rregulloren për Themelimin e Marrëdhënies së Punës me Kontratë për Periudhë të Caktuar në Sistemin Prokurorial;
Miratoi Rregulloren për Vlerësimin e Rezultateve të Punës të Stafit Administrativ të Sistemit Prokurorial;
Aprovoi dërgimin e propozimit te Presidentja për lirim nga detyra të Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit, z. Xhevdet Bislimi, me rastin e pensionimit;
Konfirmoi listën e kandidatëve që kanë aplikuar për Kryeprokuror të Prokurorisë së Apelit dhe kryeprokurorë të prokurorive themelore në: Ferizaj, Pejë, Mitrovicë, Gjilan dhe Prizren;
Miratoi Raportin përfundimtar të Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve për vlerësimin e performancës së dymbëdhjetë (12) prokurorëve të Grupit të III-të;
Miratoi Raportin përfundimtar të Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve për vlerësim e performancës së dhjetë (10) prokurorëve të Grupit të V-të;
Miratoi Raportin përfundimtar të Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve për vlerësim e performancës të nëntë (9) prokurorëve të Grupit të VI-të;
Miratoi Raportin e Panelit Hetimor për shkeljet disiplinore të një prokurori në Prokurorinë Themelore në Prizren, ndërsa vendimi i KPK-së do të publikohet në përputhje me ligjin në fuqi;
Aprovoi kërkesën e partnerëve ndërkombëtarë për qasje në dokumentet e kandidatëve në procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorëve, me mundësinë e shikimit të plotë dhe jo kopjimit apo posedimit të këtyre dokumenteve;
Autorizoi Komisionin për Çështje Normative për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores për Shtesat dhe Kompensimet për të Punësuarit në Sistemin Prokurorial;
Autorizoi Komisionin për Çështje Normative për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores për Veprimtarinë, Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Administratës së Këshillit Prokurorial të Kosovës./Arbresh.info
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen