Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Komunitetit Rom Let’s Do It do të organizojë aksion pastrimi në Lagjen Rome në Fushë Kosovë.
Aksioni organizohet në bashkëpunim me Komunitetin atje, ndërsa marrin pjesë ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari dhe zyrtarë komunal nga Komuna e Fushë Kosovës.
Për këtë aksion do të angazhohet Kompania “Pastrimi” me punëtorë dhe makineri, ndërsa mbeturinat e larguar do të pranohen pa pagesë nga Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë.
Përmes këtij aktiviteti në Ditën Ndërkombëtare të Komunitetit Rom synohet të përçohet mesazh te Komuniteti për rëndësinë e mbajtjes pastër të mjedisit.
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...