Nën drejtimin e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë për Marrëdhënie Bilaterale, ambasadorit Jeroen Cooreman, sot në Bruksel, u mbajtën konsultimet politike mes ministrive të Punëve të Jashtme të të dyja shteteve.
Në komunikatën e MPJ-së thuhet se përgjatë konsultimeve u vlerësua ngritja e ndërveprimit ekonomik dhe tregtar mes ekonomive të të dyja vendeve dhe u shqyrtuan mundësitë për lehtësimin e mëtutjeshëm të këtyre zhvillimeve, përcjell arbresh.info.
Në takim u diskutua edhe për reformat që po ndërmerr Qeveria e Kosovës dhe u shpreh gatishmëri për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave të mira.
Ahmeti falënderoi ambasadorin Cooreman për mbështetjen e Belgjikës për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, duke theksuar rëndësinë që këto dy organizata kanë për mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Tema të tjera në këtë takim ishin edhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe situata në rajonin e Ballkanit, nën hijen e agresionit ushtarak të Federatës Ruse mbi Ukrainën.
Ngjarjet e ditës
SHBA nuk do t’i sigurojë Ukrainës avionë luftarakë F-16
Mbyllet kompania e veturave elektrike me energji diellore
Ziyech afër kalimit te Paris Saint-Germain
Aksident tragjik në Brazil, autobusi me futbollistë bie nga ...
“Nuk e duam më”, përfundon në mënyrë të shëmtuar...