Qeveria e Kosovës nuk e pranon përfshirjen e organeve shtetërore të Serbisë në hetimet që po zhvillohen rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit, ish- lider i Iniciativës qytetare, “Liria, Demokracia, Drejtësia”.
Halil Matoshi nga kabineti i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, tha për Radion Evropa e Lirë se shteti i Serbisë nuk ka dërguar ndonjë kërkesë zyrtare për përfshirje në hetime.
Por, siç thotë ai, askush nuk ka të drejtë nga jashtë që të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Republikës se Kosovës, përveç mekanizmave relevantë vendorë dhe ndërkombëtarë, që janë të autorizuar për të siguruar një ambient të sigurt në Kosovë.
“Dhe, për të hequr dilemat, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ftuar eventualisht FBI-në që të jetë pjesë e hetimeve”, ka thënë Matoshi.
Oliver Ivanoviq, është qëlluar për vdekje të martën para selisë së partisë se tij, në Mitrovicën Veriore.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...