Matoshi-BIK-ut: Feja s’guxon me u përzi në punët e shtetit

14:26 | 27 Shtator 2022

Gazetari i njohur, Halil Matoshi ka kërkuar nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, të mos përfshihet në debatet, siç i quajti ai, shtetërore.

Reagimi i Matoshit vjen pasi Tërnava me anë të një konference për media mbështeti kërkesat e mësimdhënësve, por tha që greva duhet të ndalohet.

“Feja s’guxon me u përzi në punët e shtetit! Me Nenin 8 të Kushtetutës së Kosovës sanksionohet laiciteti dhe neutraliteti i shtetit, pra mospërfshirja e fesë në çështjet politike”, ka shkruar ai në “Facebook”.

“Sëkëndejmi tendenca e Kryeimamit Naim Tërmava me u përzi në punët e shtetit, kinse si ndërmjetës (Qeverisë si punëdhsnëse dhe Sindikatave si Asociacion i punëmarrësve, mësuesve) âsht akt kundërkushtetues, abuziv dhe i papranueshëm”, vijon postimi i tij.

“Tërnava lë t’i kqyrë punët e veta!”, përfundon Matoshi. /arbresh.info/

lexo edhe:

Myftiu Tërnava: Mbështesim kërkesat e SBAShK-ut, por greva duhet të ndërpritet

Shpërndaje në rrjete sociale