Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka reaguar në lidhje me arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, për çështjen e targave.
Hovenier, në Twitter, ka vlerësuar qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që kanë rezultuar me arritjen e kësaj marrëveshjeje.
Ambasadori ka deklaruar edhe se kjo marrëveshje e rritë sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve.
“Vlerësojmë qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që rezultoi në këtë marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja rrit sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë Hovinier. /arbresh.info/
Appreciate the constructive approach and flexibility that resulted in this important agreement between Kosovo and Serbia. The agreement enhances security and advances efforts to normalize relations. https://t.co/cn0ZSaecZ7
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) November 24, 2022
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...