Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka komentuar raportimet për mungesë të ushqimit për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Maqedonci i ka cilësuar këto lajme si “të pavërteta” dhe të nxitura nga forca të jashtme dhe të brendshme që, sipas tij, synojnë të krijojnë pasiguri dhe të destabilizojnë sigurinë e vendit.
Ai sugjeroi se disa prej këtyre raportimeve mund të jenë nxitur nga individë që mbajnë lidhje me shërbime të huaja dhe kanë synim të cenojnë interesat e Kosovës.
“Brenda vendit mund të kemi ende faktorë që kanë lidhjet e tyre jashtë Kosovës. Më saktësisht kemi pasur raste kur janë identifikuar edhe persona të cilët vazhdojnë të punojnë edhe për shërbime të huaja. Dhe ato dashakeqe për vendin tonë . Është ushqyer si lajm nga shërbimet dashakeqëse, është rritur, formësuar në mënyrë që të krijojë pasiguri. Pa u marrë parasysh deklaratat zyrtare, të cilat janë nga i gjithë stafi i ministrisë”, ka shtuar ministri Maqedonci për Dukagjinin.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...