Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja.
Maqedonci e ka përgëzuar Qosjan për inaugurimin e shtatores së heroit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Indrit Cara – Ushtar Kavaja.
“Ministri Maqedonci vlerësoi këtë vepër si një akt të thellë respekti dhe mirënjohjeje për UÇK-në dhe për luftën e saj të drejtë për liri, duke theksuar rëndësinë që ka ruajtja e kujtesës historike dhe nderimi i sakrificës së dëshmorëve”, thuhet në njoftim.
Në këtë takim u theksua gjithashtu gatishmëria për bashkëpunim të ndërsjellë institucional në fusha me interes të përbashkët./Arbresh.info
Shpërthimi i hantavirusit, reagon Donald Trump
Dita e Evropës, BE organizon sot aktivitete kulturore dhe ko...
Parashikimi i motit për sot
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...