Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i shoqëruar nga zëvendësministri Shemsi Syla, priti sot në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Petrit Malaj.
Maqedonci me ambasadorin Malaj bisedoi për zhvillimet aktuale në vendin tonë, marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy shteteve, por edhe mundësitë e thellimit e të konkretizimit të mëtejmë të tyre në fushën e mbrojtjes, përcjell Arbresh.info.

“Duke i uruar Malaj detyrën e re në krye të misionit diplomatik të Shqipërisë në Prishtinë, ministri Maqedonci vlerësoi se emërimi i tij në detyrën e ambasadorit do t’i japë një shtysë të re këtij bashkëpunimi i cili paraqet interes reciprok të të dyja vendeve. Pasi e falënderoi ambasadorin për mbështetjen institucionale të deritanishme, ministri Maqedonci tha se intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve përveç aspektit diplomatik e kemi obligim ndaj kombit”, thuhet në komunikatën për media.
Nga ana e tij, ambasadori Malaj konfirmoi se me përkushtim do të angazhohet për të forcuar bashkëpunimin midis Tiranës dhe Prishtinës. Mision ky fisnik i çdo shqiptari./Arbresh.info

Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...