Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka kujtuar dëshmorin e kombit, Edmond Dabiqaj në 27-vjetorin e rënies së tij.
Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci shkroi se sakrificat e dëshmorëve dhe popullit tonë kanë bërë të mundur çlirimin e vendit, ndërtimin e shtetit dhe forcimin e ushtrisë, përcjell Arbresh.info.
“Në 27 vjetorin e rënies kujtojmë dëshmorin e kombit, Edmond Dabiqaj i cili jetën e tij ia kushtoi lirisë së atdheut. Në nderim të tij, në Kuvendin Komunal në Deçan sot u shfaq dokumentari “Dritë mbi Mal”, dokumentar ky që i kushtohet jetës dhe veprës së dëshmorit”, tha Maqedonci.
“Sakrificat e dëshmorëve dhe popullit tonë kanë bërë të mundur çlirimin e vendit, ndërtimin e shtetit dhe forcimin e ushtrisë. Lavdi dëshmorit Edmond Dabiqaj dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit”, shkroi Maqedonci./Arbresh.info
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...
Udhëheqësi iranian është gjallë e mirë, thotë ministri i Jas...
Zelensky: Ndihmojmë vendet e Lindjes së Mesme kundër dronëve...
MPB nis aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistrim dokumentesh
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Hoxhaj: Habermas ishte një zë i fuqishëm i drejtësisë dhe mb...