Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë që sulmi i kryer në kanalin e Ibër-Lepencit dyshohet të jetë kryer nga mbetjet operative të grupit të Milan Radojçiqit.
“Del që dyshimi kryesor është pikërisht te pjesëtarët ose mbetjet operative mund të themi të grupit Radojçiq dh grupet tjera që kanë operuar në veri të vendit”, ka thënë Maqedonci në Rubikon.
“Vlerësoj që megjithatë, grupi është mposhtur më 24 shtator, janë tërhequr në Serbi, pra të mposhtur janë tërhequr. Institucionet e vendit tonë kanë shtrirë rend dhe ligj dhe administrim në pjesën veriore të vendit tonë, megjithatë, prapë ekzistojnë edhe kanë ekzistuar dyshime në vazhdimësi për personat të cilët janë të ndërlidhur pikërisht me këto grupe, dhe që kanë vazhduar të operojnë brenda territorit të vendit tonë”, tha Maqedonci.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...