Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale dhe ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin, ndaj tre të dyshuarve për krime lufte kundër popullatës civile.
B. T., M. I. dhe N. C dyshohet se gjatë periudhës së luftës së fundit në Kosovë, në cilësinë e gardianëve të burgut të Prishtinës dhe paraleles në Lipjan në mënyrë sistematike kanë maltretuar të burgosurit shqiptar, përcjell Arbresh.info.
Në njoftim thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake, pas seancës dëgjimore vlerësoj se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit B. T., M. I. dhe N. C, pasi ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile.
“Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit B.T. dhe M.I., në cilësinë e personave zyrtar-gardian të Burgut të Prishtinës dhe paraleles në Lipjan, gjatë periudhës së konfliktit të armatosur, përkatësisht luftës në Kosovë 1998-1999, në Burgun e Prishtinës dhe në paralelen në Lipjan, në bashkëkryerje edhe me zyrtarë tjerë të këtyre burgjeve duke vepruar në kundërshtim dhe duke shkelur rregullat e të drejtës ndërkombëtare gjatë konfliktit të armatosur, përkatësisht kohës së luftës, në mënyrë sistematike i kishin maltretuar të burgosurit shqiptarë, duke i torturuar në mënyrë ç‘njerëzore me mjete të ndryshme si shkop gome, shufra metalike, shqelma e grushte, deri në alivanosje, duke i ‘u shkaktuar lëndime trupore. E pandehura N.C., dyshohet se në cilësinë e personit zyrtar-gardiane e Burgut të Prishtinës-Paralelja në Lipjan, gjatë periudhës së konfliktit të armatosur, përkatësisht luftës në Kosovë 1998-1999, në Burgun e Prishtinës-Paralelja në Lipjan, në bashkëkryerje edhe me zyrtare tjera të kësaj Paralele, duke vepruar në kundërshtim dhe duke shkelur rregullat e të drejtës ndërkombëtare gjatë konfliktit të armatosur, përkatësisht kohës së luftës, në mënyrë sistematike i kishin maltretuar të burgosurat shqiptare, duke i torturuar në mënyrë ç‘njerëzore me mjete të ndryshme si shkop gome, shqelma e grushte, deri në alivanosje, duke i ‘u shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.
“Gjykata konstatoj se ekziston rreziku real dhe i arsyeshëm se nëse të pandehurit ndodhen në liri, mund të arratisen për të shmangur përgjegjësinë penale, të ndikojnë mbi dëshmitarët, përfshirë këtu edhe të dëmtuarit, mund të bashkëpunojnë me bashkëkryerësit e tjerë të përfshirë në këtë rast penal, si dhe mund të përpiqen të zhdukin ose të dëmtojnë provat materiale. Gjykata vlerëson se pesha e veprës penale është e natyrës së rëndë andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme, për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale”, thuhet më tej në njoftim.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Arbresh.info
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini