Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Deçan në vazhdën e përgatitjeve për zgjedhjet lokale sot ka mbajtur mbledhjen e kryesisë me kryetarët e Nëndegëve dhe strukturat e FG dhe FR ku u vendos për kandidatin për kryetarë të komunës.
Të gjitha strukturat në mënyrë unanime kanë mbështetur propozimin që Mal Lokaj, të jetë kandidat i LDK-së për Kryetar të Komunës së Deçanit.
“LDK Dega në Deçan duke propozuar Sekretarin e Degës, aktivistin e dalluar të çështjes kombëtare Mal Lokaj, kandidat për Kryetar të Komunës ka treguar përkushtimin dhe seriozitetin që qytetarëve të i’u ofrojë alternativën më të mirë me kredibile dhe me duar të pastërta”, thuhet në njoftimin e tyre.
Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Deçan thotë se po hynë në zgjedhjet e 22 tetorit më e përgatitur se kurrë më parë që së bashku me qytetarët të bëjë ndryshimin e shumëpritur për qeverisje të pastër dhe të mirë në Komunën e Deçanit.
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...