Jeta e dy të rinjve është prerë në mes, kur mjeti me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është përplasur fortë me murin rrethues të një banese në rrugën e Tales, në Lezhë.
Shpejtësia dhe mungesa e sinjalistikës në rrugë dyshohet të kenë qenë faktorët që i morën tragjikisht jetën 2 të rinjve, 24-vjeçari Kristjan Margjoni dhe të fejuarës së vëllait Atjola Ademi 16 vjeç, të cilën po e shoqëronte për në banesë.
Goditja ka qenë e fortë, duke ju shkaktuar plagë të shumta dy të rinjve të cilët gjeten menjëherë vdekjen në vendin e ngjarjes..Për nxjerrjen e trupave të viktimave u desh ndërhyrja e zjarrfikësve, për shkak të dëmtive të shumta që kishte pësuar makina tip “Peugeot”.
Sipas raportimeve të gazetarit Elvis Hila, rruga është “lënë pas dore” nga autoritetet vendase, pasi është pa sinjalistik dhe mungon ndriçimi.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...