Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron ka uruar Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti për formimin e Qeverisë dhe i ka dëshiruar sukses në detyrën e Kryeministrit.
Në letër urimin e dërguar, Presidenti Macron i ka shkruar Kryeministrit Kurti se duke votuar për listën që ai udhëhoqi gjatë zgjedhjeve të 14 shkurtit, shumica e votuesve që morën pjesë në votime shprehën dëshirën e tyre për ndryshim.
“Unë e di që ju synoni të realizoni reforma thelbësore, të cilat i kërkojnë bashkëqytetarët tuaj: forcimin e shtetit të së drejtës si dhe zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës”, ka shkruar Presidenti Macron.
Këtu, ka thënë ai, duhet shtuar edhe lufta kundër pandemisë e cila duhet të ketë përparësi të menjëhershme, në kohën kur Kosova po preket rëndë dhe kur Bashkimi Evropian po mobilizohet për të ndihmuar vendet e rajonit për të përballuar krizën shëndetësore dhe pasojat e saj.
Presidenti francez i ka dhënë mbështetjen e tij kryeministrit Kurti për të gjitha prioritetet për të mirën e kosovarëve. Ai gjithashtu ka ofruar mbështetjen e tij edhe për dialogun Kosovë-Serbi që, sipas tij, duhet të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
Në fund të urimit Presidenti Emmanuel Macron ka thënë se do të ishte shumë i lumtur që së shpejti të mirëpres Kryeministrin Kurti për vizitë në Paris./arbresh.info/

Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...
Vedat Muriqi në formacionin e javës në La Liga, sipas Marca
Trump: Irani do ta kishte sulmuar ShBA-në brenda një jave
Haxhiu: Vendimi i Kushtetueses hap i rëndësishëm për të para...
Von der Leyen: Evropa nuk mund të jetë më “ruajtëse e rendit...
Nëntë të arrestuar, pas përplasjes mes tifozëve të Rangers d...