As për seancën e radhës konstituive që pritet të mbahet nesër (e premte), Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka ndryshuar emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit të Kosovës.
Albulena Haxhiu mbetet kandidatja e propozuar nga partia më e votuar në vend për kryeparlamentare.
Kështu kanë bërë të ditur për Arbresh.info dy deputetet e Vetëvendosjes, Albena Reshitaj dhe Fitore Pacolli-Dalipi.
Reshitaj tha se emri i kandidatit mbetet i pandryshuar ndërsa ka uruar që nesër të arrihet konsistuimi dhe të filloj sa më shpejt puna institucionale.
“Koalicioni fitues VV–Guxo–Alternativa ka vendosur unanimisht që kandidatja për kryetare të Kuvendit të Republikës së Kosovës të jetë deputetja Albulena Haxhiu. Emri i saj mbetet i pandryshuar. Urojmë që nesër të arrihet konstituimi i Kuvendit dhe të fillojë sa më parë puna institucionale”, ka thënë Reshitaj në një prononcim për Arbresh.info.
Ndërsa Pacolli potencoi që Haxhiu mbetet kandidatja e LVV për kryetare të Kuvendit.
“Jo nuk e ndryshojmë emrin e kandidatit. Albulena Haxhiu mbetet kandidatja jonë për kryetare të Kuvendit”, tha shkurt Pacolli për Arbresh.info.
Kujtojmë se emri i saj u hodh në votim tri herë, por Albulena Haxhiu në asnjërin rast nuk i mori 61 votat e nevojshme për t’u bërë kryeparlamentare e Kosovës.
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila nisi më 15 prill, është ndërprerë pesë herë dhe ajo mund të vazhdojë jo më larg se 48 orë nga ndërprerja.
Seanca e radhës pritet të mbahet të premten dhe fillon nga ora 11:00./Arbresh.info
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim