Grupi i Kuvendarëve Komunal nga Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë, ka njoftuar se të hënën në mëngjes do të dorëzojë një kërkesë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal me vetëm një pikë të rendit të ditës.
Siç thuhet në njoftim, pika e rendit të ditës do të jetë kërkesa për faljen e tatimit në pronë në vlerën deri në 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e komunës, për vitin 2023.
”Duke patur parasysh kornizën ligjore të ligjit aktual për tatimin në pronë dhe me qëllim të lehtësimit të barrës së qytetarëve, grupi ynë kuvendar, fton të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal që ta nënshkruajnë këtë kërkesë dhe ta mbështesin këtë nismë”, ka shkruar Lëvizja Vetëvendosje – Qendra e Prishtinës, në Facebook.
Në fillim të këtij viti, pati ankesa nga qytetarë të shumtë prishtinas, se iu është shtrenjtuar tatimi në pronë./arbresh.info/
Kurti në Zvicër: Forma më e lartë e patriotizmit është arsim...
Hoxha falënderon Rubion për nderimin e Nënë Terezës
Nis dizensektimi në zona endemike, Muja: 971 mijë euro për s...
Ligji i ri për Shtetësinë përplas partitë politike, Sveçla: ...
Sulm me bombë ndaj trenit në Pakistan, 24 të vdekur dhe dhje...
A e bashkoi apo e përçau Osmani LDK-në?, flet Haziri