Lëvizja Vetëvendosje është duke mbajtur një aksion-konferncw para Prokurorisë Speciale të Kosovës. Para prokurorisë janë vendosur disa fotografi për prokurorë e gjyqtar të cilët janë pensionuar dhe rasti i Astrit Deharit ende nuk ka përfunduar.
Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media tha se prokurori Afrim Shefkiu po del në pension pa përfunduar rastin e Astrit Dehari, duke thënë se ai e ka mbajtur rastin për më shumë së tri vjet.
“Ne si LVV e kem ftuar këtë konferencë për media, për të treguar një kronologji të rastit të Astrit Dehari, për veprimet dhe mos veprimet e prokurorisë së shtetit, përfshirë Prokurorinë Themelore, dhe atë Speciale, e sidomos mosveprimet e prokurorit special, Afrim Shefkiu, që tani e tri vjet e nëntë muaj e ka mbajtur rastin, dhe tani shkon në pension pa i përfunduar hetimet për rastin Dehari”, ka deklaruar ai.
Kurteshi ka bërë edhe një kronologji të rastit të Astrit Dehari.
Në këtë aktivietet marrin pjesë edhe prindërit e Astrit Deharit dhe bashkëshortja si dhe avokati, Tomë Gashi./rtk
Zyrtari i NATO-s: Ukraina do të kishte një arsye të mirë ush...
Tri shenjat e horoskopit që nuk dinë të mbajnë sekrete
PSG fiton me lehtësi ndaj Brestit në shtëpi
Këmbimi valutor: Euro në nivele të ulëta, me sa shiten e bli...
40 minuta në luftë me grupin e Radojiçiqit: Si ndodhi sulmi ...
Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Janjevë