Jehona Lushaku – Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), i ka replikuar ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, për fjalimin e saj të sotëm në Kuvend.
Lushaku ka shkruar se është pikërisht Gërvalla ajo e cila ka tradhtuar rugovizmin, duke ia bërë servilen kryeministrit Kurti.
“Po pra, ministrja e punëve të jashtme ka zgjedhur të mbështesë veprime e prishje aleancash me miqtë tanë si ShBA e BE, të cilat presidenti historik Ibrahim Rugova i ndërtoi me dekada. Kaq për udhëheqësen e diplomacisë së shtetit tonë”, ka shkruar ajo.
Kryediplomatja Gërvalla sot në Kuvendin e Kosovës i është drejtuar opozitës me fjalët: “Në Kuvend jeni shqiponja, e kur po shkoni në ambasada po bëheni pula”./Arbresh.info
Policia e Kosovës dhe Sveçla mbajnë sot konferencë për media...
Gdhendjen e lahutës e trashëgoi nga gjyshi, 71 vjeçari nga K...
Krasniqi: Protesta emblematike e studentëve në 1997-ën, lëku...
Së paku 7 të vdekur nga zjarri në një klub nate në Spanjë
Trupat serbe pranë kufirit me Kosovën, Osmani kontakton Daçi...
Manchester United futet në garë për transferimin e yllit të ...