Opinionisti Ernest Luma, ka thënë se publikimi i aktakuzës ndaj Presidentit Hashim Thaçi, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ka qenë e gabuar.
“Ka reagime, ka protagonistë dhe hetues që thonë se gabimi është i prokurorisë dhe është ‘sui generis’ në rastin e drejtësisë ndërkombëtare”.
“Në përmbajtje të deklarimit të mbrëmshëm të Thaçin më kanë bërë përshtypje disa gjëra: e ka thënë qartë dhe ashtu duhet të jetë “të vetmet ligje që kam shkelur janë ligjet e Millosheviqit”; thotë “nuk jam i pagabueshëm – por kam 100% i pastër për atë që kam bërë në luftë”, që është e besueshme dhe kredibile”, ka thënë Luma.
Luma në Info Magazine është shprehur se Thaçi ka vepruar mirë me mosdorëheqje.
“Ka bërë mirë që nuk ka dhënë dorëheqje dhe nuk do të duhet të japë. Thaçi do të duhet ta mbajë pozitën derisa aktakuza të konfirmohet”.
Sa i përket vizitës së Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Kosovë, sipas Lumës ai e ka kryer detyrën që është dashur.
“Konsideroj se pavarësisht kush është Kryeministër i Shqipërisë, roli në Kosovë ka qenë i domosdoshëm dhe po të mos ndodhte kjo, institucionet, kryeministri, qeveria shqiptare nuk do ta kishin kryer detyrën e vet”.
“Këtu ka qenë më detyrën që i ka takuar, në një moment delikat për Kosovën. Konform këtij obligimi Rama ka qenë në Kosovë”.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Detaje nga vrasja në Memaliajt, vëllai i dorasit i plagosur ...
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...