Lulëzojnë deponitë ilegale përsëri te Fusha e Pajtimit

11:26 | 23 Qershor 2018

Kompanitë ndërtimore po krijojnë deponi ilegale gjithandej nëpër Prishtinë.

Për disa vite rresht ishte lokacioni më adekuatë për të hedhur mbeturinat inerte në mënyrë ilegale. Por, Komuna e Prishtinës para tri viteve i hoqi dhjetëra kamionë nga aty. Tash Fusha e Pajtimit ka filluar përsëri të kthehet në lokacione të kompanive ndërtimore për hedhjen e mbetjeve, shkruan lajmi.net.

Gjelbërimi i atyshëm ka filluar të dëmtohet dukshëm. Qytetarët po kërkojnë  nga Komuna që t’i ndëshkojë ata që po e bëjnë ndotjen.

Një qytetar ka publikuar disa fotografi tek platforma ‘ndreqe; ku ka kërkuar ndërhyrjen e Komunës. /Lajmi.net/

3585-1-full

3585-2-full