Për herë të parë, përfaqësuesit e Luginës së Preshevës po qëndrojnë në hapësirat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Drejtori ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Faton Bislimi, ka thënë përfaqësuesit e Luginës janë pritur në Zyrën e Ndihmës Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, James Turpin.
Ai ka thënë se është gjetur pajtimi që çështja e Luginës të adresohet në të gjitha mekanizmat e OKB-së.
“Sot, bashkë me delegacionin nga Lugina e Preshevës u pritëm në Zyrën e Ndihmës Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së nga James Turpin, Drejtor për Paqe të Qëndrueshme, me të cilin u dakorduam që çështja e të drejtave të shqiptarëve etnikë në Luginë do adresohet në të gjitha mekanizmat përkatëse të OKB-së! Kjo është edhe një goditje e radhës për propagandën e Beogradit pas brifingut dhe takimeve të nivelit më të lartë që kishim në Senatin e Kongresin e SHBA-ve në Washington, DC”.
Takimi është realizuar si rezultat i letrës së Bislimit dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Guterres, për Luginën, më 24 tetor 2022, në 77 vjetorin e OKB-së, dhe përkrahjes së Misionit Permanent të Shqipërisë pranë OKB-së në New York./arbresh.info/
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...
Basha: Rugova e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethan...
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...
Shefi i NATO-s thotë se po punon për zgjidhjen e çështjes së...
Kurti takohet me Kryeministrin e Luksemburgut, bisedojnë për...
Rikthehet në funksion blloku A3, KEK po operon me pesë njësi