Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se zvogëlimi i pagave në Telekomin e Kosovës është i pashmangshëm.
Por, gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejtë, në T7, Lluka ka mohuar se pagat në Telekom do të ulen për 40 për qind.
Ai ka thënë se ende nuk është caktuar se për sa për qind do të zvogëlohen pagat në Telekom.
Ajo që është e sigurt, deri më tani, sipas tij, është vetëm zvogëlimi i pagave, për stabilizimin e gjendjes në Telekomin e Kosovës.
Duke shpjeguar gjendjen e rëndë në Telekom, ministri ka thënë se kjo ndërmarrje ka para për rroga për vetëm edhe dy muaj të tjerë.
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...