Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se vendimi i Komitetit LIBE pro liberalizimit të vizave është lajm tejet pozitiv dhe në të njëjtën kohë mundëson hapjen e negociatave ndër-institucionale për aprovim final nga ana e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Ministrave për të mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë.
“Sot Komisioni i Parlamentit Evropian për të Drejta Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) ka shqyrtuar dhe votuar raportin e raportueses për Kosovë, Tanja Fajon, për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Ky lajm është tejet pozitiv dhe në të njëjtën kohë mundëson hapjen e negociatave ndër-institucionale për aprovim final nga ana e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Ministrave për të mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë. Republika e Kosovës do të vazhdoj progresin dhe do të demonstroj përkushtimin e saj për përmbushjen e të gjitha kritereve për liberalizimin e vizave. Lëvizja e lirë me vendet anëtare të Shengenit do të mundësoj shkëmbim tregtar më të madh, rritje ekonomike, e po ashtu më shumë mundësi për bizneset dhe qytetarët. Kosovarët e meritojnë të drejtën për lëvizje të lirë në vendet e Shengenit”, ka shkruar Lluka në profilin e vet në “Facebook”.
Ambasada e Gjermanisë uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarës...
Krerët e shtetit nderojnë heroizmin e Adem Jasharit në 18-vj...
Granit Xhaka uron pavarësinë e Kosovës: Liria është përgjegj...
Haradinaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Më 27 shkurt nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit
Spiropali uron Kosovën: Shqipëria krah jush si motër e aleat...