Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka mbajtur takim me organet përgjegjëse për sektorin e energjisë në vendin tonë, gjegjësisht Korporatën Energjetike të Kosovës, KEDS, Zyrën e Rregullatorit për Energji dhe KOSTT, ku ka kërkuar raportim rreth situatës energjetike në vend.Në këtë takim u diskutuan masat të cilat duhet të merren për tu parandaluar ndërprerjet e paplanifikuara si dhe u kërkua mobilizim që të kalohet sezona dimërore pa probleme të mëdha.
Lluka u interesua të kuptoj nga KEDS dhe KOSTT zgjidhjen e disa shqetësimeve të cilat ai i ka marrë nga banorët e Fushë Kosovës, Suharekës dhe Prishtinës për ndërprerje të energjisë elektrike.
Konstatimi i përgjithshëm ishte që situata energjetike është stabile në gjithë vendin dhe se ndërprerjet e vetme që mund të ndodhin janë për shkak të mbingarkesave në zona të caktuara në Kosovë, thuhet në njoftimin për media.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin