Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka komentuar dorëheqjen e kryetarit të degës së PDK-së në këtë komunë, Sejdi Hoxha.
Lladrovci përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se dorëheqja e Hoxhës nuk është lajm i mirë.
Postimi i plotë:
Dorëheqja e z. Hoxha nga kreu i degës së PDK-së në Drenas, nuk është lajm i mirë. Aq më pak, në kohën kur bëhet i ditur akti moral i tij.
Partia Demokratike e Kosovës, niveli qendror e lokal është duke u përgatitur për zgjedhjet lokale. Kjo dorëheqje nuk i bën mirë as degës, as elektoratit e as garës elektorale.
Dorëheqjen e z. Hoxha e shoh me keqardhje edhe si kandidat i PDK-së për mandatin e dytë në krye të Drenasit. Organizimi i strukturave lokale të PDK-së në Drenas ka qenë çdo herë i suksesshëm dhe e kemi dëshmuar me fitoren e përhershme, nga zgjedhjet e para e deri më sot. Këtë e ka dëshmuar edhe z. Hoxha gjatë mandatit të tij.
Gjithsesi, z. Hoxha i uroj sukses në punë dhe vazhdimin e aktivitetit politik, në adresën e vetme dhe të sigurt për mirëqenien e qytetarëve të Drenasit, PDK-në./arbresh.info/
Hoxha jep dorëheqje nga kryetari i degës së PDK-së në Drenas, thotë se qendra injoroi problemet
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton disa Projektligje
Gimbo rikthehet në BBVA, Selin i hidhet në krahë
Dorëzohet në polici Fazli Ndrecaj, i kërkuar për 500kg drogë