Lista Serbe i ka reaguar ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili se Kosova është shtet demokratik, me kufijtë ekzistues.
Ky i fundit ka thënë se edhe se Lista Serbe është si të gjitha partitë opozitare në Kosovë, pra nuk është partia serbe por që përfaqëson serbët etnikë në Kosovë.
Dhe për këtë ka reagim të menjëhershëm pati nga Lista Serbe, të cilët thanë se kjo deklaratë e ambasadorit është “për t’ia bërë qefin” opionit në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
”Përfaqësuesit e Listës Serbe kudo që janë, dhe këdo që takojnë do të përfaqësojnë gjithmonë interesat e popullit serb, sepse është detyrë e jona ndaj qytetarëve që mbështesin partinë tonë. Gjithashtu duam të theksojmë se politikën tonë gjithmonë e kanë vendosur autoritetet e Listës Serbe duke respektuar interesat e qytetarëve tanë, dhe jo nga diktimi i askujt, dhe se kështu do të vazhdojë të jetë” thanë ata.
Ky subjekt politik ka thënë se jo vetëm në Kosovë po në gjithë botën do të luftojnë për të drejtat e popullit serb.
“Si në Uashington, ashtu edhe ne Prishtinë, në cilindo qytet të botës apo para ndërtesave komunale me qytetarët e tyre në mënyrë paqësore dhe demokratike, gjithmonë do te luftojmë për te drejtat e popullit serb, mbijetesën dhe qëndrimin e tyre ne vatrat e tyre shekullore”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...
Falsifikim parash dhe narkotikë, disa të ndaluar në Ferizaj ...
Arrestohen dy të mitur për kanosje, iu gjetën katër thika dh...
Takimi me Papa Leonin në Vatikan, Rama: E ftova në Shqipëri,...
Gjykimi i katërshes së UÇK-së drejt fundit: Cilat janë proce...